Aushvic 75 vjet më vonë, në kampin ku gjetën vdekjen 1.1 milion njerëz (VIDEO)

27 Janar 2020, 15:34 | Përditesimi i fundit: 2020-01-27 15:34:15

Që nga çlirimi i tij 75 vjet më parë, më 27 janar të vitit 1945, Kampi i Aushvic është bërë një nga simbolet e mizorive të Holokaustit.

1,100,000 burra, gra dhe fëmijë janë vrarë në kampin e vdekjes naziste.

Të burgosurit e dërguar në kamp përfshinin hebrenjtë, ciganët, homoseksualët, Dëshmitarët e Jehovait, Polakët dhe Sovjetikët.

Aushvic ishte kampi më i madh i përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe 80% e atyre që mbërritën atje u vranë menjëherë.

Këto imazhe video të filmuara sot zbulojnë përmasën e këtij vendi ku u ‘mbollë’ vdekja…