Australi, 16 viktima dhe mijëra të bllokuar nga flakët, mbërrijnë helikopterët dhe anijet ushtarake

1 Janar 2020, 11:01

Tre viktima të tjera nga zjarret u regjistruan në Australi duke e çuar numrin e të vdekurve në 16.

Zjarret kanë shkatërruar gjithashtu qindra shtëpi në jug-lindje të vendit.

Zjarrfikësit po luftojnë flakët dhe po përpiqen të kontaktojnë me komunitetet.

Rreth 50,000 shtëpi janë pa energji elektrike në bregdetin jugor të Uellsit të Ri Jugor, shteti më i prekur nga zjarret këtë sezon.

Ndihma ushtarake, ushqimore, ujë dhe karburant janë dërguar në zonat e prekura nga zjarret, kryesisht në rajonin e Gippslandit Lindor.

Helikopterët ushtarakë dhe anijet e policisë dhe marinës po ndihmojnë në evakuimin e mijëra njerëzve të bllokuar në plazhet e qytetit Mallacoota.

Zjarret në Australi, të konsideruara ndër më të këqijat në dekadat e fundit, kanë djegur mbi tre milion hektarë që nga shtatori i kaluar.