Australi, arrestohen 183 zjarrvënës, digjet edhe Rezervati Mjedisor i Ishullit të Kangurëve

7 Janar 2020, 16:09

Parkun e Kafshëve të egra në ishullin e Kangurëve e kanë përshkruar si ‘Galapagos i Australisë’, strehën e disa specieve të rrezikuara si zogjtë, zvarranikët dhe gjitarët, përfshirë koalat por që tani të gjitha janë ‘pjekur’ në furrën e flakëve që po djegin prej disa javësh Australinë.

Zjarret shkatërruese të ditëve të kaluara iu kanë marrë jetën të paktën 25 personave, kanë vrarë gjysmë miliardë kafshë, shkatërruar 2000 shtëpi dhe djegur mbi 8.5 milion hektarë mijëra pyje me pisha.