Australi, Gjermani, Britani, Zvicër, protesta mbarëbotërore në mbrojtje të planetit

20 Shtator, 10:20 | Përditesimi i fundit: 2019-09-20 12:22:32

Protesta globale e klimës, e cila do të zgjasë deri më 27 shtator me 1700 iniciativa në pesë kontinente, ka mbërritur në Australi, ku deri në javën tjetër në dhjetëra qytete grupe ekologjike dhe shoqata të popujve indigjenë, viktimat të modernitetit, po manifestojnë kundër politikave që kanë ndikuar në ndryshimet klimaterike

Edhe në Evropë, çështjet e klimës janë në qendër të debatit politik. Në Zvicër, aktivistë ekologjikë shpalosën një banderol brenda parlamentit për tju kujtuar të gjithëve se mbetet pak kohë për të shmangur një katastrofë mjedisore.

Në Londër, vullnetarët ekologjikë të klimës organizuan një funeral fals, varrimin e të ardhmes, përpara London Fashion Week. Kryeqyteti britanik është një nga pikat kryesore të ngjarjeve të sotme.

“Ne jemi të shqetësuar për planetin, natyrën, kafshët dhe njerëzit që kanë vuajtur dhe do të vazhdojnë të vuajnë për shkak të kësaj krize'’ – tha një prej aktivistëve.

Në Gjermani, ku Angela Merkel sapo ka njoftuar një plan të ri për të zvogëluar emetimet dhe për ta bërë ekonominë më të gjelbër, aktivistët kanë bllokuar në Frankfurt Sallonin e Automobilave,”kurora” e industrisë gjemane.

"Duhet të kalojmë nga transporti individual në transportin publik, për të mirën e të gjithëve”.

"Makinat elektrike kanë kuptim vetëm nëse energjia vjen nga burime të rinovueshme. Nuk do të kishte kuptim nëse vjen nga qymyri fosil që përmban nga 55 deri në 75% karbon”.

Lëvizja klimatike globale, e lindur nga protesta e veçantë e suedezes 16 vjeçare Greta Thunberg, vazhdon të rritet dhe zgjerohet. I fundit politikan që i ka dhënë mbështetje, është ish-presidenti amerikan Barack Obama.

Kategori të tjera