Australia dhe Zelanda e Re fillojnë udhëtimet pa kufizime anti-COVID, mijëra përqafime dhe lot gëzimi

19 Prill 2021, 14:29

Marrëveshja e udhëtimit pa karantinë ka mundësuar që familjet dhe miqtë të ribashkohen, pas shumë muajsh ndarje mes Australisë dhe Zelandës së Re duke na ofruar edhe njëherë pamje të një realiteti të largët. 

Emocionet ishin të shumta të hënën ndërsa pasagjerët e ngazëllyer u nisën në fluturimet e para midis Australisë dhe Zelandës së Re si pjesë e të ashtuquajturës "flluske udhëtimi" pa karantinë, duke lejuar familjet e ndara prej pandemisë për t'u ribashkuar.