Australia kërkon nga BE rishikimin e bllokimit të dërgesave të vaksinave të AstraZeneca

5 Mars 2021, 18:30

Australia i ka kërkuar Komisionit Evropian të rishikojë vendimin  për të bllokuar një dërgesë prej 250,000 dozave të vaksinës AstraZeneca . Ministri i Shëndetsisë Greg Hunt tha se qeveria e tij kërkoi menjëherë kërkoi një rishikim dhe se ata tanimë janë në pritje të një përgjigje.

"Padyshim që është mjedisi ndërkombëtar më konkurrues që nga Lufta e Dytë Botërore," tha Hunt.

Kontrollet e eksportit - të cilat janë kritikuar gjerësisht si një shembull i rrezikshëm i "nacionalizmit të vaksinave" - ​​u hartuan në janar pasi gjigantët e farmaceutikës paralajmëruan se furnizimi me vaksina në Evropë gjatë muajve të ardhshëm do të shkurtohej për shkak të vonesave të prodhimit.

Më shumë se 150 dërgesa ndërkombëtare të vaksinës AstraZeneca nga Evropa u autorizuan pa pengesa gjatë javëve të fundit, por Italia tani ka kundërshtuar dërgimin në Australi, bllokimi i cili ma pas u mbështet  nga Komisioni Evropian.

Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë e justifikoi ndalimin duke thënë se Australia konsiderohej "jo e prekshme" në këtë pikë nga pandemia e koronavirusit. Gjithashtu ata shprehën kundërshti për sasinë e madhe të dozave që po dërgohej në Australi krahasuar me sasinë e shpërndarë në Itali dhe vendet e tjera në kontinent.