Australia njeh Jeruzalemin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit

15 Dhjetor 2018, 16:52

Australia është bërë vendi më i ri që do njohë Jeruzalemin Perëndimor si Kryeqyteti të Izarelit. Kryeministri Australian Scott Morrison ka konfirmuar së fundi vendimin e qeverisë së tij për të njohur Jeruzalemin, si kryeqytet ndërsa është deklaruar se ambasada e Australisë nuk do të lëvizte nga Tel Avivi, derisa të arrihej një zgjidhje paqësore.

Statusi i Jerusalemit është një nga çështjet më të diskutueshme midis Izraelit dhe palestinezëve.

Australia  njeh tanimë  Jerusalemin Perëndimor, duke qenë pjesë e qytetit ku janë ngritut Parlamentit izraelit Knesset dhe shumë prej institucioneve qeverisëse , tha Morrison, duke folur të shtunën në Sydney." Ne shpresojmë që të lëvizim ambasadën tonë në Jerusalem Perëndimor kur të jetë e mundur ... dhe pas vendosjes së statusit përfundimtar", ka thënë kryeministri Australian raporton BBC.

 Qëndrimi i Kryeministrit Australian vjen pas një periudhe konsultimesh me politikanë në Australi dhe jashtë vendit njoftojnë mediat.