Australia, Zelanda e Re dhe Taipei ndriçohen nga fishekzjarrët! Japonia pret 2021 në heshtje

31 Dhjetor 2020, 23:55 | Përditesimi: 31 Dhjetor 2020, 23:55

Viti i ri ka trokitur në Zelandën e Re, ku ishte rezervuar një spektakël fishekzjarres, si një mesazh për një vit të ri më të mirë se ai që lamë pas.

Ndërkohë, në shtetet e tjera, vetëm pak orë na ndajnë nga 2021, por ndryshe nga më parë sheshet nuk do të jenë të mbushura plot në pritje të Final Coundoën dhe darkat do të jenë vetëm me rrethin e ngushtë familjar. E gjitha kjo për shkak të pandemisë. Kufizimet që janë vendosur si pasojë e pandemisë COVID-19 kanë penguar, në gati çdo vend, organizimin e festimeve të zakonshme.

Në Sidnej spektaklin e fishekzjarrëve mund ta shohin vetëm personat afër qendrës së qytetit, ndryshe nga vitet e mëparshme kur në skena të tilla ishin  të pranishëm 1 milion persona. Kryeqyteti japonez ka anuluar çdo lloj festimi ndërsa Pekini nuk do të lejojë shfaqjet e zakonshme të fishekzjarrëve. E njëjta gjë do të shihet edhe në Moskë apo Berlin, ku çdo event është paralizuar për të parandaluar grumbullimet që mund të çojnë në shtim të rasteve me të infektuar.

Ndërkohë edhe Franca nuk do të organizojë asnjë festim, pasi do të qëndrojë në shtetrrethim të plotë deri më 31 janar. Ministri francez ka deklaruar se do të mobilizojë 100,000 policë dhe xhandarë në prag të Vitit të Ri për të prishur festat  dhe për të zbatuar shtetrrethimin.

b.ha./Shqiptarja.com