Austria do të mbyllë shtatë xhami dhe do të dëbojë 40 imamë, njoftoi kancelari austriak në një konferencë për mediat duke u shprehur se ky hap është pjesë e masave ndaj “islamit politik”.
Kurz tha gjithashtu se Ministria e Kulturës dhe ajo e Brendshme kanë përfunduar hetimet ndaj disa xhamive dhe shoqatave. Nga hetimet e kryera aktivitetet e shtatë Xhamive kanë rezultuar të ndaluara. Një nga xhamitë qe do të mbyllet në Vjenë me argumentin se vepron ilegalisht drejtohet nga një organizatë nacionaliste turke e e njohur si “Ujqërit Gri” .
Për mbylljen e kësaj xhamie Turqia ka reaguar menjëherë përmes zëdhënësit të Presidentit Erdogan, Ibrahim Kalin duke thënë se ky “Vendim do të pasojë një valë islamofobie, racizmi dhe diskriminimi.
Praktikat e ndjekura nga Qeveria austriake janë në shkelje të të drejtave themelore universale, politikave të integrimit dhe të drejtave për minoritetet”. Në Austri jeton një komunitet prej 600 mijë myslimanësh, shumica e të cilëve janë me origjinë turke.
