Autobusët drejt Italisë kthehen mbrapsht/ Kompanitë: Do rimbursojmë biletat

9 Mars 2020, 12:43

Autobusët që ishin nisur drejt Italisë janë kthyer mbrapsht, e ndërsa kompanitë bëjnë me dije se do të rimbursohen biletat.

"U anuluan sot. Na dhanë urdhër për t'u kthyer mbrapsht. Ishim për në Sicili, në jug. Pasagjerët i kemi këtu, do ua kthejmë biletat mbrapsht.

Ishim nisur për në Itali, në Milano po na kthyen mbrapsht. Edhe këta të Siçilisë i kishin kthyer", tha disa shoferë të autobusëve.