Autobusi del nga rruga në autostradën Shkup-Tetovë, 13 të vdekur, 29 të plagosur

13 Shkurt 2019, 22:08

MAQEDONI - Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Maqedoni, ku për pasojë humbën jetën 13 persona, ndërsa 29 të tjerë mbetën të plagosur. Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë, ku autobusi me pasagjerë është përmbysur pas disa rrokullisjeve në rrugë.

 Është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për nxjerrjen e pasagjerëve të tjerë nga autobusi të cilët kishin mbetur të bllokuar.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta nga ekipet mjekësore, policia dhe zjarrfikëse. Shtatë nga udhëtarët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerët nuk mundën t'i mbijetonin plagëve pavarësisht ndihmës së marrë në Qendrën Klinike të Shkupit. Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit është bërë çarja e gomës së autobusit, duke bërë që mjeti të përfundonte në korsinë tjetër të autostradës.

Në një deklaratë të prokurorit Publik përgjegjës nga Prokuroria Publike Shkup dha detajet mbi këtë aksident të rëndë, ku tha se hetimet do të nisin të enjten.

“Sipas informacioneve të para nga hetimi, aksidenti ka ndodhur pasdite kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” me targa të Gostivarit ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë. Në drejtim të vërtetimit të aksidentit, Prokurori Publik do të lëshojë urdhër për obduksion të personave të vdekur, si dhe kontroll të jashtëzakonshëm teknik të makinës. Gjatë mbrëmjes do të sigurohet vendi i ngjarjes, ndërsa hetimi dhe nxjerrja e autobusit do të vazhdojë gjatë ditës së nesërme. Shoferi i autobusit është hospitalizuar, ndërsa nga ana e prokurorit publik është lëshuar urdhër për analizë të gjakut dhe urinës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Kryetari i Komunës së Gostivarit tha se gjendja e shoferit është relativisht e mirë, ndërsa shumica e pasagjerëve ishin nga qyteti i Gostivarit.

“Gjendja e shoferit është relativisht e mirë. 35 pasagjerë janë pranuar në spitalin 8 shtatori, 5 prej tyre kanë ndërruar jetë, ndërsa 5 janë në gjendje kritike. 5 pacientë janë pranuar në Qendrën Klinike, 2 prej të cilëve janë në gjendje kritike ndërsa 3 të tjerët në gjendje stabile”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Mediat maqedonase kanë publikuar edhe emrat e personave që kanë mbetur të plagosur, ndërsa mësohet se katër prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe po luftojnë për jetën.

1.       Nikoll Karanfillovski

2.       Mersem Neziri

3.       Esat Emrulli

4.       Jasmina Stojanova

5.       Betim Ameti

6.       Antonio Antonievski

7.       Alajdin Shabani

8.       Dushan Stefnovski

9.       Lulzim Dalipi

10.    Manuel Trifunovski

11.    Muhamed Shishko

12.    Verica Stojanovska

13.    Serije Mustafi

14.    Aliçe Uzeir

15.    Goran Naumovski

16.    Demira Ali

17.    Seda Jusufi

18.    Jeton Ismaili

19.    Vjollca Ibraimi

20.    Halit Useini

21.    Miçi Fikiri

22.    Jasin Sejfuli

23.    Fikrije Stefan

24.    Jovana Gramatikova

25.    Abaz Kasmi Ferdi

26.    Ilija Ristovski

27.    Dilala Alili

28.    Abdul Ismaili

29.    Lujam Alili