Kakavijë, autobusi kthehet pas, rezultuan 2 pozitiv, qytetarët: Mashtrime! Ata me letra greke kaluan

7 Dhjetor 2020, 11:50 | Përditesimi i fundit: 2020-12-07 16:29:09

KAKAVIJË- Një autobus me rreth 50 shqiptarë që po shkonin drejt Greqisë për punë, është kthyer pas gjatë ditës së sotme. Kjo sepse 2 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testit të shpejtë të kryer në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë. Ato mbanin në duar testet PCR të kryer në një laborator privat në Shqipëri ku ishin negativ, por në doganë nga kryerja e testit të shpejtë rezultuan pozitiv. Gazetari i Report Tv, Piro Nase nga Kakavija raporton se një vendim i tillë është pritur jo shumë mirë nga qytetarët e tjerë, siç pritej, pasi kishin firmosur kontrata për punë. Madje ato kanë ngritur pretendime se "testet e shpejta janë mashtrime për të ndaluar punëtorët sezonal nga Shqipëria për në Greqi".