Autopsi për të vdekurit me Covid në Itali/ Fakenews hetimet për “mashtrim”

27 Prill 2020, 19:06

Lajmi se 50 autopsitë e kryera ne Bergamo të Italisë, ku treguan se nuk kishin vdekur nga Covid-19 ishte nje fakenews. Gazetari, Alban Daci, në një lidhje skype me Repolitix hodhi posht lajmin që po qarkullon jo vetëm në mediat shqiptare, por dhe ato botërore. Sipas ligjit, në këtë shtet nuk lejohet tu behen autopsi personave qe ndërrojnë jetë. Autopsitë e fundit janë bërë në janar dhe shkurt, ku ende nuk ishte shpallur pandemia botërore nga OBSH. Ndërkohë, Italia ditën e djeshme shënoi dhe numrin më të ulët të viktimave me këtë virus. Tashmë, ky shtet ka hyrë në fazën e dytë, ku masat do të ndryshojnë gradualisht.