Autor i 8 grabitjeve/ Kapet Astrit Thaçi, 27-vjeçari që nuk hoqi dot dorë nga vesi!

16 Shkurt, 15:06 | Përditesimi i fundit: 2020-02-16 20:22:07

Policia e Durrësi ka nxjerrë në dritë detaje të reja lidhur me grabitësin, Astrit Thaçi i cili u arrestua ditën e djeshme në Tiranë, pasi më parë kishte kryer një grabitje në një argjendari në Elbasan.

Sipas policisë Astrit Thaçi është një grabitës serial dhe ndaj tij rëndojnë të paktën 8 raste grabitjesh. Po ashtu 27-vjeçari rezulton i dënuar edhe në Itali me 7 vite heqje lirie pasi edhe në këtë shtet kishte kryer grabitje.

Kategori të tjera