Autori i masakrës së Peshkëpisë kandidoi për kryetar bashkie në Himarë

20 Mars 2019, 23:01

Fredi Bejleri është njëri nga personat që kanë marrë pjesë masakrën e Peshkëpisë nga komando greke ‘Pirro i Parë’ në vitin 1994. Por, pavarësisht kësaj, Fredi Bejleri në 2015 kandidoi për të qenë kryetar i bashkisë së Himarës në siglën e PBDNJ dhe i mbështetur nga opozita e djathtë. 

"Sa herë që kishte zgjedhje, këta persona më dilnin përpara në Himarë" tha Artan Hoxha. Ndërsa Shpëtim Idrizi tha se 'edhe Kostandin Kacifas që u vra në Bularat vjet ishin anëtarë i kësaj organizate terroriste".Komando greke ‘Pirro i Parë’ që realizoi sulmin
-Jorgo Anastasulis, 34 vjeç, oficer i ushtrisë greke me gradën toger.
-Apostolos Karvelas, 26 vjeç, punonjës i policisë greke.
-Mario Kutulla, 25 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, punëtor.
-Fredi Bejleri, 23 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, me profesion hidraulik.
-Jorgo Kristo, 26 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë.
-Harallamb Papa, 21 vjeç, shtetas shqiptar, banues në Athinë, punëtor ngarkim – shkarkimi.
-Jorgo Papa, 30 vjeç me profesion teknik frigoriferësh, vëllai i Harallamb Papas.