Autori italian i sondazhit për Report Tv: Nëse s'e doni ju, na e jepni ne Ramën

7 Prill 2020, 21:46

Roberto Baldassari, autor i sondazhit për Report Tv në Itali dhe në Shqipëri referuar vlerësimit të italianëve për kryeministrin Edi Rama gjatë prezantimit të shifrave bëri edhe një batutë. "Nëse nuk e doni ju na e jepni ne kryeministrin Edi Rama. Rama bashkon dy shpirtra, të lartë kulturor dhe praktik. Në Itali kemi të vështirë t'i gjejmë këto te një lider në Itali. Kultura dhe komunikimi i butë, që kishte Prodi dhe italianët e vlerësonin, por janë të tërhequr nga liderët e fortë si Salvini. Rama përfaqëson bashkimin e këtyre dy elementëve. Nga kultura është personi intelektual, por ka edhe një lidership të fortë, që vendos" tha ai.

  •