Autoriteti amerikan: Trajtim i ri efektiv antiCovid gati pas tre muajsh

18 Korrik 2020, 13:48

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, Dr Francis Collins, tha se ai është "optimist" se një "trajtim efektiv" për Covid-19 do të jetë në dispozicion pas dy deri në tre muajsh.

"Ka shumë përparim në terapeutikë," - tha ai për CNN, - "Ne kemi deri tani dy ilaçe të provuara - remdesivir dhe dexamethasone, të dyja të provuara në prova rigoroze të kontrollit".

Remdesivir është një ilaç antiviral që ka treguar se zvogëlon sasinë e kohës për shërimin e pacientëve me Covid-19 kurse Dexamethasone është një steroide që mund të zvogëlojë shkallën e vdekshmërisë te pacientët e sëmurë rëndë.