Autosalloni i PD, militantët dalin në shesh me super makina luksoze

25 Mars 2021, 17:51

Kriza ekonomike si pasojë e COVID-19 nuk i ka prekur drejtuesit e opozitës dhe anëtarët e PD-së. Ndonëse prej kohësh tashmë nuk përfitojnë as pagesën e deputetit, të ardhurat e demokratëve kanë njohur rritje.  Ajo që shihet nga raportimet e mediave nga hapja e fushatës së PD në sheshin “Nënë Tereza”është tejmbushja me makina të shtrenjta. Bëhet fjalë për marka që konsiderohen si makina luksi, BMW, Benz apo Range Rover. Vlera e këtyre makinave llogaritet më shumë se një shtëpi në kryeqytet.

Nuk dihet se si kandidatët apo anëtarët e PD kanë vënë pasuri të tilla në opozitë, që për një familje me të ardhura mesatare do të duheshin disa vite pune.