Autostrada Tiranë-Durrës, kreu i Sindikatave: Të bëhet me pagesë, nuk duhet ta shesim për bamirësi

9 Nëntor 2018, 21:36 | Përditesimi: 9 Nëntor 2018, 21:36

Autostrada Tirane Durrës të bëhet më pagesë vetëm pasi të përfundojë linja e rregullt hekurudhore, pasi ndërtimi i saj me PPP është një koncension abuziv dhe Arben Ahmetaj do duhet të japë llogari përpara ligjit. Ky ka qenë propozimi i Kreut të Sindikatave, Kol Nikollaj, i cili pohoi se ky aks nuk do ndërtohet nga kompania koncensionare, por vetëm do zgjerohet, ndaj ky koncesion sipas tij nuk duhet shitur per bamirësi.

 

Duke u ndalur tek diskutimet e projektbuxhetit, Sindikata e cilëson absurd faktin se opozita ka bojkotuar punimet e komisionet, pasi kjo lë shteg për abuzim me taksat e shqiptarëve. Nikollaj, ndërkohë, i kërkoi Ahmetajt të diskutojë projektbuxhetin dhe me grupet e interesit, sakaq propozoi që pagat e mjekëve të shkojnë deri në 200 mijë lekë ndërsa të infermierëve deri në 150 mijë lekë.

r.k./Shqiptarja.com