Avaria e helikopterit në Korçë, dëshmitarja flet pë Report TV: Goditi pemën gjatë uljes dhe ra

5 Gusht 2018, 11:35

Një vajzë e re është bërë dëshmitare okulare e cila ka parë të gjithë skenën e avarisë së helikopterit në Korçë. Ajo tha për Report Tv se kishte parë helikopterin teksa ulej, i cili sipas saj goditi një pemë në lulishten pranë Unazës së qytetit të Korçës.

Helikopteri do merrte nusen në një dasmë që zhvillohej shumë pranë vendit të ngjarjes, ndërsa në momentin e rënies në shesh ka pasur mjaft njerëz, të afërm të çiftit që martohej.

Sa isha zgjuar nga gjumi kur po shihja nga dritarja e shtëpisë që erdhi helikopteri për të marrë nusen. I pashë bishtin në një pemë dhe më pas helikopteri ra. Kishte mjaft njerëz që ishin këtu rreth e rrotull, të afërm të çiftit.