Aventura më e re e ish-atletit norvegjez, Colin O'Brady

29 Dhjetor 2018, 10:31

Ish atleti norvegjez, 33-vjeçari Colin O'Brady, përmes nje video të postuar në kanalin e tij në You tube, në 18 tetor njoftoi se do të ndërmerrte një aventurë të re: do të përshkonte Antarktidën i vetëm.

Pas ditësh përgatitje mendore, fizike dhe shpirtërore, ai ishte gati të ndërmerrte udhëtimin e tij me synimin për të na treguar se asgjë nuk është e pamundur. I pajisur me GPS, pajisje për ski dhe 180 kg atrecatura që tërhiqeshin nga Pulka, një lloj slite skandinave transporti, mjaft praktike në tërheqje dhe transport peshash të rënda, ai e nisi aventurën e tij në 3 nëntor nga kampi i ekspeditave në Norvegji.

Udhëtimi i Colin O'Brady zgjati 53 ditë, gjatë të cilave ai përshkoi 1600 km, derisa mbërriti në platformën akullnajore Ross. Në vitin 1997, ekspoloratori norvegjez Borge Ousland, ishte i pari që do të kalonte i vetëm Antarktidën por me ndihmën e një strukture aerodinamike.

Aventurierë të tjerë janë nisur për të sfiduar polin e akullt por jo të gjithë kanë mundur të kalojne finishin. Shumica e tyre janë detyruar të kthehen apo të heqin dorë