Rama nga Stambolli: Kemi siguruar 1 mln vaksina kineze anti-COVID! Sjellim sot në Tiranë 192 mijë doza

25 Mars 2021, 13:31 | Përditesimi i fundit: 2021-03-25 13:45:40

Shqipëria ka siguruar 1 milionë vaksina kineze anti-COVID. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministrit Edi Rama, i cili sot mbërriti nga Turqia, pas marrëveshjes së arritur me kompaninë turke për të marrë doza të vaksinës kineze. Rama tha se sot mbërrijnë 192 mijë doza, ku detajet do t'i jap në konferencën për mediat që do të ketë pak minuta më pas.