Ulet avioni i parë në Aeroportin e Kukësit 'Zayed, Flatrat e Veriut', festë kuqezi dhe entuziazëm! Rama zbret me emigrantët nga Londra: S'jam 3D, por real! Ditë e veçantë për shqiptarinë

18 Prill 2021, 15:43 | Përditesimi: 18 Prill 2021, 18:44

Me festë kuqezi, daulle, flamuj në duar, kështu është pritur ulja e avionit të parë në Aeroportin e Kukësit 'Zayed, Flatrat e Veriut' ku udhëtarët e parë kanë qenë emigratë nga Londra së bashku me kryeministrin Edi Rama. Avioni "Air Albania" u nis nga Londra ku mori emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe, më pas është ndalur fillimisht në Rinas ku kanë marrë kryeministrin Edi Rama dhe fluturimi ka vijuar drejt Kukësit. Qytetarët në Kukës kishin krijuar një atmosferë festive dhe i kanë pritur me lodra, flamuj dhe me shumë entuziazëm