Avioni me 78 pasagjerë në bord shpërthen në flakë në Moskë

5 Maj 2019, 19:04

Një avion në Moskë është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima.

Pamjet e avionit që bëri ulje të detyruar i përfshirë nga flakët kanë bërë xhiron e medieve ndërkombëtare, ndërsa raportohet për pesë persona të plagosur.

Në avion ndodheshin 78 pasagjerë, ndërsa pesë të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut, pasi kanë marrë dëmtime të lehta.