Avioni tip Canadair CL 415 niset për Sazan të shuar flakët! Momenti kur mbushet me ujë në det

7 Qershor 2022, 09:05

Këto janë pamjet ku avioni tip Canadair CL 415, shkon në drejtim të ishullit të Sazanit për të shuar flakët. Report Tv ka siguruar një video teksa avioni mbushet me ujë në det dhe niset në drejtim të ishullit të Sazanit.

Avioni Canadair CL 415 do të hyje në operacion për shuarjen e zjarrit nga ajri si mbështetje e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Emergency Response Coordination Centre (ERCC), pas kërkesës së bërë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës së Shqipërisë.