Avokat Dorian Matlia: Akti i presidentit vetëm në Kushtetuese

10 Qershor 2019, 11:56

Avokati Dorian Matlia shprehet se:"Akti i presidentit mund të diskutohet vetëm në Gjykatë Kushtetuese. Ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Për shkak të mungesës së saj nuk ka zgjedhje. KQZ ka nisur përgatitjet në bazë të dekretit të presidentit. Nëse KQZ nuk ndërpret procesin palët mund të ankohen në Kolegjin Zgjedhor. Palët duhet të ulen ta zgjidhin politikisht", shprehet Matlia.