Avokatët e Lezhës në protestë për hartën gjyqësore: Fluksin e përballon vetëm Kurbini, ka më shumë çështje se SPAK sot

13 Qershor 2022, 11:51 | Përditesimi i fundit: 2022-06-13 16:12:05

Miratimi i hartës së re gjyqësore nga KLGJ ka ngritur në protestë avokatët e Dhomës vendore të Avokatisë Lezhë. Ata protestuan këtë të hënë para gjykatës së Kurbinit, e cila referuar hartës së re gjyqësore, do të shkrihet dhe bashkohet me Lezhën. Avokatët paralajmërojnë bojkot të seancave dhe përshkallëzim të reagimit nëse kërkesat e tyre nuk do të merren në konsideratë nga qeveria.