Avokatët kërkojnë pjesëmarrje në ligjet e Reformës! Vishaj: Qeveria të dëgjojë propozimet tona

3 Prill 2021, 20:07

#reportTV #lajmeshqip #lajme TIRANË- Shoqata e penalistëve shqiptarë ka kërkuar nga qeveria të bëhen pjesë e çdo propozimi për ndryshime ligjore. Kreu i avokatëve penalist, Saimir Visha gjatë konferencës aspektet e drejtësisë penale vuri në dukje se ata janë pjesë e reformimit të drejtësisë. “Do të doja që në çdo nisëm, pavarësisht se është nisëm individuale e çdo deputeti që në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka të drejtën për indicien e çdo iniciative ligjvënëse apo ministrie të Drejtësisë ne duhet të jemi pjesëmarrës dhe te dimë të gjitha ndryshimet që kanë të bëjnë me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurën Penale si pjesë e drejtësisë penale”, tha Vishaj. E pranishme në këtë konferencë nënkryetarja e parlamentit Vasilika Hysi njëherazi përfaqësuese e komisionit të ligjeve, u shpreh se askush se kish menduar se vettingu do të nxirrte nga sistemi deri në 80 % të gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar. “Të gjithë ju jeni dëshmitarë dhe ju keni qene ata që na keni thënë më shumë se kushdo tjetër që në gjyqësor ka korrupsion. Ne mendonim që do të dilnin nga sistemi 40% nuk e kishim menduar që mund të shkojë 70% apo 80%, në këtë kuadër kishte nevojë për një ndërhyrje për të mos zvarritur proceset, për të dhënë drejtësi, sepse drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, tha Hysi. Avokatët penalist kërkuan nga znj. Hysi që mosdhënien e pagës së luftës shteti tua kompensojë duke ju ulur tatimin.