Avokati i PD: Dosja 184 të shkojë në GJKKO, bëhet fjalë për grup të strukturuar kriminal

15 Janar 2021, 12:34

Avokati Indrit Sefa, përfaqësues i PD-së në seancë në intervistën për Report Tv është shprehur se çështje duhet të shkojë në GJKKO pasi bëhet fjalë për një grup i strukturuar kriminal.

"PD kërkon që çështja të shkojë në GJKKO që duhet ta vendosë. Prokurori në nëntor 2020 ka bëri edhe ndryshimin e cilësimit të veprës penale, për disa të pandehur. Për Arben Keshin dhe Bekim Krashin ka hequr veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe ka lënë vetëm atë të dhunimit të zgjedhjeve, e cila në bazë të kodit është parashkruar sepse ka qenë kundërvajtje penale dhe jo vepër penale. Të gjithë këta persona në hetim kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminal. Ndaj nuk mund të jetë kompetente gjykata e Dibrës", tha ai.