Avokati i Ylli Ndroqit ankimon vendimin e sekuestros së pasurive! Qafa: S'ka qenë i arrestuar në 2015 në Itali, pasuritë me burime të ligjshme! Provat do i çojmë me postë

7 Gusht 2020, 15:48

Avokati i biznesmenit Ylli Ndroqi, Alban Qafa ka ankimuar ditën e sotme vendimin për sekuestrimin e pasurive marramendëse të tij me kërkesë të SPAK dhe urdhër të GJKKO. Alban Qafa ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar duke thënë se vendimi i sekuestrimit të 26 pasurive  nga GJKKO është shoqëruar me një sërë parregullsisë ligjore dhe se në të ka plot absurditete.

Në një deklaratë për mediat , avokati Qafa shprehet se në sekuestron e bërë nga GJKKO ka parregullsi, ku një rast lidhet me një toke are 600 metra katror që në fakt avokati shprehet se zoti Ylli Ndroqi nuk e posedon prej kohësh dhe ajo shërben si varrezë e fshatit Zbarqe.