Avokati i Ylli Ndroqit: SPAK u nxitua me sekuestrimin, ka parregullsi ligjore e proceduriale. Televizionin e ka marrë me kredi, disa prona i ka trashëgimi nga babai

5 Gusht 2020, 19:42

Avokati i biznesmenit, Ylli Ndroqi ka deklaruar sot se do të ankimojë vendimin e  Gjykatës dhe SPAK për vendosjen e sekuestros së 26 pasurive dhe shoqërive në pronësi të sipërmarrësit

Avokati Albana Qafa ka deklaruar sot se vendimi i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar është shoqëruar me një sërë parregullsisë ligjore të cilat do të jenë në objektin e ankimimit.