Avokati tregon si u arrestua pedagogu i Universitetit të Korçës: U infiltrua një agjent

24 Shtator 2020, 12:32

ër arrestimin e pedagogut të Universitetit të Korçës, Alket Dino dhe sekserit Xhevi Dervishi, të cilët dyshohen për korrupsion, është përdorur një agjent infiltrues.

Kjo u bë e ditur nga avokati i profesorit, Nevzat Tarelli, i cili në një prononcim për mediat tha se qëndrimi i tij dhe klientit të tij është mohues.

“Së pari ai është ndaluar mbrëmë dhe jo sot, për shkak të një hetimi të filluar nga SPAK. Në dijeninë time është një procedim penal i filluar një muaj më parë. Dje janë finalizuar një kryerja e veprimit simulues me një agjent të infiltruar.

Fjala bëhet për një studente e cila ka pasur një provim të ngelur dhe janë kryer veprime të simuluar me një person tjetër. Agjenti pretendohet se ka marrë komunikim me këtë person. Në momentet e arrestimit i mbrojturi prej meje nuk ka pasur asnjë lekë nga të hollat e përdorura nga veprimi simulues. Një pjesë e lekëve janë gjetur te personi tjetër, një pjesë nuk janë gjetur.

Ne jemi në pozita mohuese. Është e vërtetë që ka pasur kontakte dje mes xhevahirit dhe profesorit. Por ka qenë kontakt për një arsye tjetër, sepse profesori do të merrte një shtëpi me qira dhe xhevahiri është posedues i një kompanie imobilare”, u shpreh avokati.