Avokati: Vrasjet i bëri shteti, Berisha është koka! 21 Janari kalon në SPAK vetëm si 'grup i strukturuar kriminal'

21 Janar 2020, 18:18

TIRANË - Avokati i Idajet Beqiri dhe gazetari i Shqiptarja.com Adriatik Doçi komentuan sot në studion e Report Tv mundësinë e hapjes së 21 janarit nga Prokuroria e Posaçme, Anti Korrupsion (SPAK).

Avokati Beqiri u shpreh se SPAK duhet të hapë dosjen e 21 Janarit në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Arsyetimi i Beqirit bazohet tek veprimet e ish-kryeministrit Sali Berisha pas ngjarjes, që nga ndryshimi i alibive të vrasjeve, zhdukja e pamjeve filmike, refuzimi i zbatimit të urdhër-arresteve për zinxhirin komandues të Gardës por edhe mjaft veprimeve të tjera.