Avokati: Ylli Ndroqi nuk ka qenë i arrestuar asnjëherë! Kemi një mal me prova

26 Gusht 2020, 12:00 | Përditesimi i fundit: 2020-08-26 12:12:40

TIRANË- Ditën e sotme zhvillohet në Gjykatën e Apelit seanca për biznesmenin Ylli Ndroqi e cila do të vendosë për "fatin" e pronave të tij. Nëpërmjet avokatit të tij, Ndroqi kërkon heqjen e masës sekuestro për 26 pasuritë e tij, me argumentin se vendimi është shoqëruar me një sërë parregullsisë ligjore dhe se në të ka plot absurditete. Ndroqi pretendon se të gjitha pasuritë e tjera janë të gjitha të krijuara nga aktivitete tregtare të licencuara që nga viti 1993 dhe kanë kaluara disa herë kontrollet nga Tatimet dhe drejtoria  e parandalimit të pastrimit të parave dhe ka rezultuar OK dhe janë kredituar 100 % nga bankat.  Në seancë është paraqitur vetëm avokati i tij, Alban Qafa i cili siç shihet në videon e Report Tv është paraqitur në Gjykatë me një dosje të madhe me dokumente.

Për avokatin Alban Qafa Ylli i Ndroqit nuk ka qenë i arrestuar asnjëherë në Itali, pasi vendimi i drejtësisë italiane është shfuqëzuar.

"Pjesa e pasurive të Ylli Ndroqit, është e ligjshme, kemi kërkuar shfyqizimin e vendimit të shkallës së parë, i demostruar provat, pjesa më e madhe janë të financuar nga bankat, nga aktiviteti tregtar. Është 100% pasuri e ligjshme dhe asnjë burim parash të dyshimta, me prova jo e jo. Ligji njeh indicie, por as në këtë rast as indiciet nuk ekzistojnë. Kjo pasuri është regjistruar nga Tatimet në 1993, kredituar në banka në 1996, është aktiviteti tregtar dhe biznesi i tij janë kntrolluar nga tatimet dhe kanë rezultuar pa probleme, ia demostruam gjykatës të gjithën. Beteja jonë është përqendruar të të gjitha pasuritë. Po depozituam një prove të re që nuk e kishim depozituar më parë. Vetë administratori i pasurive i caktuar nga shteti, ka marrë informacion nga banka për mjetet e Ora Neës janë marrë me lizing, si mund të sekuestrosh pasuri që janë marrë me lizing. E ka konstatuar dhe administratori këtë, prokuroria u shpreh që janë në fazën fillestare të hetimeve, kërkuan që provat e marra t'i depozitojmë te ato. Nuk ka akoma një analizë financiare se nuk është caktuar një ekspert. Vazhdojnë verifikimet nga ana e Prokurorisë, pasi regjistrimi i procedimit është bërë 21 korrik, dhe ka qenë një periudhë e shkurtër dhe për ta. Depozituam dhe një kopje të pasaportës të Ylli Ndroqit, pretendohet se është arrestuar në shkurt të 2015, që është dhe si për barcaletë, vendimi i masës së arrestit është lëshuar në Milano 2006, është shfuqizuar në 2010.