Avokati zviceran: Pandemia goditi ekonominë, papunësia pritet të rritet deri në 4.1%! Shteti dha 60 mld franga për bizneset

8 Maj 2020, 23:11

Avokati zviceran Lars Dubach, i cili ka dhe studion ligjore në Zvicër Dubach në një intervistë për Report Tv tha se sistemi i kujdesit shëndetësor ka qenë përgatitur mirë për krizën dhe madje kishte edhe shumë shtretër të kujdesit intensiv, ndërsa për të mbështetur kompanitë̈ e prekura, sportin dhe kulturën, shteti deri më tani ka folur për 60 miliardë̈ franga. Avokati tha se ky fond është lejuar në formën e huave për kompanitë̈ me 0% interes dhe me një periudhë shlyerjeje rreth 5 vjet, ndërsa shteti ka dal garant bankës për një mospagim të mundshëm.