Avokatja e Popullit: Gjendja në komisariatet e Tiranës katastrofike, biruca çnjerëzore! Drejtori Nano nuk pranoi bllokun e ri të dhomave të sigurisë prej kushteve

31 Maj 2022, 13:02

Gjendja e komisariateve në vendin tonë nuk është aspak e sigurt. Këtë e kanë treguar rastet e fundit kur një i ri i dha fund jetës duke u vetëvarur me litarin e bluzës ndërsa një tjetër i vuri flakën qelisë dhe për pasojë humbi jetën. Këtë shqetësim e ka ngritur avokatja e popullit, Endira Ballanca në Komisionin e Ligjeve, ku e ka cilësuar ‘katastrofike’ gjendjen e komisariateve në Tiranë ndërsa thekson se të ndaluarit mbahen në kushte çnjerëzore.