Në seancë ka raportuar për punën e saj Avokatja e Popullit Erinda Ballanca. Në fjalën e saj, Ballanca ka thënë se përgjatë vitit 2017, Avokati i Popullit ka pritur më shumë se 3 mijë ankesa. Ballanca ka theksuar se problem mbetet trajtimi i njerëzve në Komisariate dhe burgje. Sipas AP-së, ka 29 raste të ankimuara te institucioni i Avokatit të Popullit për dhunë të pretenduar në ambientet e paraburgimit.
"Ndonjëherë kemi më shumë çështje se kapacitete. Jemi përpjekur të bëjmë punën që na është ngarkuar. Mbi 3 mijë ankesa kanë mbërritur tek AP-ja gjatë vitit 2017. Institucioni i AP-së është në rrugën e duhur, por standardet duhen përmirësuar. Janë hasur probleme me procedimin e policisë.
Ka probleme me sistemin e monitorimit në shumë komisariate në vend. Është konstatuar se përgjithësisht ka patur mjekë e psikologë. Rekomandimet e paraqitura nga ne, janë paraqitur nga institucionet por zbatimi varet edhe nga buxheti. Trajtimi çnjerëzor nëpër burgje, 29 ankesa për ushtrim dhune. Mosveprim në burgje. Gjatë fazës së hetimit paraprak ka patur probleme.
Duhet të krijohen sa më shpejt organet e Vettingut. Gjykim brenda afateve. Numri i gjyqtarëve s’përballon dot çështjet në gjykatën e Apelit. Me zbatimin e procesit të Vettingut, s’duket se ka përmirësim në fund të ditës. Nëse në fund të ditës qytetari s’merr një drejtësi të mirë, atëherë hidhet poshtë e gjithë puna që ne bëjmë me Reformën në Drejtësi”.