“Ujku është i ngopur, delja e paprekur,”-kështu shkruan transmetuesi publik gjerman Deutche Welle. Në një shkrim të fundit, DW thotë se Shqipëria mund të kthehet në vendin pritës për azilkërkuesit që i drejtohen BE-së. Nga ana tjetër në artikull thuhet se nëse Shqipëria pranon refugjatët atëherë bind vendet skeptike në prag të hapjes së negociatave.
Shkrimi i plotë i Deutche Welle:
Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe kancelari austriak Sebastian Kurz kanë sugjeruar javët e fundit, që në vendet jashtë BE-së të vendosen qendra pritjej, por brenda Europës.
Zëdhënësi i qeverisë austriake, Peter Launsky-Tieffenthal ka thënë për Deutche Ëelle se mes qeverisë shqiptare dhe vendeve të tjera po kryhen bisedime.
Por Endri Fuga, këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, shef i Komunikimit të qeverisë, ka mohuar çdo negociatë për këtë çështje.
Opozita shqiptare nga ana tjetër pretendon se qeveria kërkon të hapë qendra pritjeje me shpresën se në këtë mënyrë do shpejtojë procesin e hyrjes në BE.