Baba Mondi bën festën e fundvitit, Kryemadhi kërcen me ish-deputetin e PD, Azgan Haklaj

30 Dhjetor 2018, 00:47

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi ka organizuar mbrëmjen e djeshme një festë ku ftoi shumë personazhe nga politika, arti dhe media. Ndër personazhet e ftuar ka qenë edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi i është bashkuar festës së organizuar nga bektashinjtë për vitin e ri 2019, dhe ka kërcyer krahas të ftuarve të tjerë. Një ndër të ftuarit specialë të Baba Mondit, ishte edhe ish-deputeti demokrat, Azgan Haklaj. Haklaj shfaqet në video duke kërcyer valle me Monika Kryemadhin. Azgan Haklaj është ish-deputet i PD në Tropojë në vitet 1997, dhe njihet si kushëri i Fatmir Haklajt.