Babai i 3 fëmijëve vritet në derën e shtëpisë në Dukagjin, në 2015-ën ishte komisioner i PS-së në zgjedhje

6 Nëntor 2019, 17:36 | Përditesimi i fundit: 2019-11-06 18:33:31

SHKODER - Vritet me armë zjarri në derë të shtëpisë në Dukagjin një 43-vjeçar, baba i tre fëmijëve, rreth orës 11:40 në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër.

Gjergj Krygja është qëlluar pranë banesës së tij në fshat, në rrethana ende të paqarta. Por paraprakisht, prerja e paligjshme e druve dhe konkurrenca dyshohet se janë pista kryesore e hetimit ku është përqendruar policia. 

43-vjeçari jetonte në Shkodër por kishte shkuar të mblidhte zahiretë e dimrit në shtëpinë në fshat. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, raporton se në zgjedhjet e vitit 2015 Krygja, ka qenë komisioner i Partisë Socialiste, pikërisht në Qendrën Vendore numër 0092 ku në atë kohë PD denoncoi PS-LSI për vjedhje të votave.

Kjo është një foto e Krygjës, kur ishte komisioner, e shkëputur nga një video që publikoi PD-ja në atë kohë përmes Eduard Halimit, ku pretendonin vjedhjen e votave.