Babai i sëmurë, djali me probleme mendore, vajza s'ka libra e rroba për shkollën

15 Shtator 2019, 17:14

Gjashtë pjesëtarë të familjes së Hatjani në fshatin Gungas në Lushnje jetojnë në kushte ekstreme të varfërisë. Shtëpia e tyre është plotësisht e amortizuar dhe frika se mos ajo do t’i zëre brenda është e madhe, sidomos gjatë stinës së dimrit. E si të mos mjaftonte e gjitha kjo djali i madh i familjes është i paaftë mendërisht.

E zonja e shtëpisë shprehet se përveç halleve të përditshme  dhe sëmundjes të së birit ajo me bashkëshortin  duhet të mendoje edhe për të çuar fëmijët gati në shkollë, por nuk kanë asnjë mundësi që të ju blejnë fëmijëve librat, mjetet shkollore dhe rrobat më minimale.