Babai nuk lejonte vajzat të shkonin në shkollë, gazetari Rusta jep detaje mbi ngjarjen në Kamëz

3 Qershor 2020, 16:32

KAMËZ- Një skenë si në filma është regjistruar mesditën e sotme në Kamëz, ku një person ndaj të cilit policia i kishte shkuar në shtëpi për ta shoqëruar, ka nxjerrë kalashnikovin dhe pistoletën dhe i ka kërcënuar efektivët se do i vriste nëse do t'i afroheshin. Si ndodhi ngjarja? Zanafilla e ngjarjes daton një vit më parë, kur ndaj tij ishin ngritur akuzat për dhunë në familje, ndaj fëmijëve dhe pengim i shkuarjes në shkollë të fëmijëve të tij. Dosja po gjykohet nga gjyqtarja Rexhina Merlika, dhe Roland Kryemadhi, akuzohet për veprën penale të “Keqtrajtimit të të miturve”, pasi ka dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht dy vajzat e tij R.K dhe K.K. Procesi gjyqësor ndaj tij vijon dhe pritet që në ditët në vijim të ketë një vendimmarrje për këtë çështje.Burimet thonë se bëhet fjalë për një të dyshuar me bindje ekstreme, i cili i pengonte fëmijët të mësonin me pretendimin se ata i shkollonte Allahu. Efektifët e Komisariatit të Kamëz kanë shkuar ditën e djeshme në shtëpi për të bërë shoqërimin e detyrueshëm pasi Ronald Kryemadhi është në gjyq për "dhunë në familje" dhe se nuk lejonte fëmijët të shkonte në shkollë, po ai ka nxjerrë armën drejtuar policëve dhe duke kërcënuar se do të vriste edhe fëmijët.