KOSOVË- Detaje të reja kanë dal në sipërfaqe nga vrasja tronditëse e Albert Krasniqit nga babai i tij Skënder Krasniqi pasditen e djeshme në Prishtinë të Kosovës.
Dyshohet se viktima kohët e fundit ka pasur konflikte me familjarët e tij dhe prej ditësh ai i kërcënonte për plotësimin e disa kushteve të vendosura prej tij, kjo mendohet të jetë edhe arsyeja e ngjarjes tragjike.
Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-misin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i kanë dhënë fund martesës, prej së cilës kanë edhe një vajzë të vogël.
Alberti, vetëm pak orë para se të humbte jetën nga dora e babait të tij kishte postuar edhe një foto të së bijës në rrjetin social Instagram, ku kishte shkruar “Dashuria e babit”.
