'Babale', Basha: Të arrestohet Ardi Veliu, hetim Ramës, Ballës, Xhafës, Markut e Prelës

15 Tetor 2018, 13:02 | Përditesimi i fundit: 2018-10-15 17:16:19

Lulzim Basha përcolli mesazhe të ashpra në një deklaratë për shtyp nga selia e PD, për çështjen "Babalja", kur tha se ka të dhëna që implikojnë zyrtarët e lartë të shtetit në fabrikimin nga prokuroria të dëshmisë së aktorit Fredi Alizoti. Ai kërkoi nga prokurorët që të refuzojnë urdhrat e Arta Markut e Donika Prelës dhe të lëshojnë fletë-arreste për Ardi Veliun, drejtorin e policisë së Fierit si dhe t'i heqin imunitetin dhe të marrin të pandehur kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Basha kërkoi edhe nisjen e hetimeve ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Akuzat për trafikantin, vëllain e ministrit të Brendshëm, janë të pakundërshtueshme. Nuk ka filluar asnjë hetim për Ballën, Ardi Veliun. Manipulimi i hetimeve dhe mos hetimi i krimeve nga prokuroria, janë krime të rënda, për të cilat dyshja Marku-Prela dhe shërbëtorët në prokurori do të mbajnë përgjegjësi. Shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës, është shërbim ndaj krimit. Ata që mendojnë se mund t'i mbrojë Edi Rama, gabojnë, pushteti i Edi Ramës ka marrë fund. Rrëzimin e këtij pushteti nuk e ndal më asgjë. Përpjekjet për të shpërqendruar opinionin publik janë përpjekje mjerane dhe shprehje e panikut që e ka kapur. 

Ju bëj thirrje prokurrorëve të ndershëm që t'i rezistojnë urdhrave të Donika Prelës dhe Arta Markut. Besnikëria juaj duhet të jetë ndaj ligjit, kushtetutës dhe popullit. Ju bëj thirrje burrave dhe grave në Prokurori që të nxjerrin menjëherë fletëarrestet për Ardi Veliun dhe drejtorin e policisë së fierit, t'i heqin imunitetin dhe të marrin të pandehur Taulant Ballës, e të nisin hetimet ndaj Fatmir Xhafajt, Lulzim Bashës e Donika Prelës. Paguan një dëshmitar të rremë për të shpëtuar narkotrafikantin Agron Geron Xhafaj. Veproni sa nuk është vonë. Jo vetëm se kështu ua kërkon ligji dhe kushtetuta, por se nga veprimi dhe mosveprimi juaj varet zbatimi i ligjit, stabiliteti i vendit dhe paqja sociale. 

Lulzim Basha, kryetar i PD

    No videos found.