'Babale'/ Salianji: Rama po manipulon procesin e hetimeve, Alizoti u pagua për të dëshmuar

17 Dhjetor 2019, 16:19

Një ditë përpara se Gjykata e Tiranës të marrë një vendim për çështjen 'Babale', ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i përfshirë drejtpërdrejtë në këtë çështje ka akuzuar kryeministri Rama ka manipuluar procesin. Ai ka publikuar disa përgjigje, që sipas tij tregojnë pafajësinë e tij dhe se si Fredi Alizoti, kunati i 'Babales' është paguar nga drejtues të policisë së Fierit.

"Një vit e gjysmë pas publikimit të skandalit të Agron Xhafajt, drejtësia e kontrolluar nga Rama ka bërë dy veprime domethënëse: ka devijim të qëllimshëm të hetimeve për të distancuar Xhafajn. Përpara se nesër në 10 rë marrë Gjykata vendimin, është në detyrimin tonë se procesi kundër opozitës dhe Jetmir Olldashit, është një proces i montuar nga Rama. Pretenca janë fjalë për fjalë ato se çfarë ka thënë Rama. Për 1 vit  e gjysmë, Rama ka shpikur dhe ka paguar aktorët kundër opozitës, ka hequr përgjime që implikojnë dëshmitarin e sajuar të qeverisë dhe drejtues të lartë të Policisë dhe të PS që po përdoren dhe janë e vetmja provë në gjyqin kundër opozitës. Paguar dëshmitari nga drejtuesit e lartë të Fredi ALizotit nga drejtues të policisë së Fierit", tha Salianji.