'Babale', Salianji te Krimet e Rënda: Unë besoj në Zot, tek Alizoti beson Edi Rama

12 Tetor 2018, 13:26 | Përditesimi i fundit: 2018-10-12 16:44:22

Deputeti i Partinë Demokratike Ervin Salinaji ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për më shumë se dy orë në lidhje me hetimet për dosjen “Babale”. Ai u fut në ambientet e prokurorisë në orën 09:30 dhe doli rreth orës 11:45. Deputeti demokrat u pyet nga dy prokurorët Përparim Kulluri dhe Genti Osmani si person nën hetim për videon e dytë të kunatit të Babales.

Pas daljes nga Krimet e Rënda ai u shpreh për mediat se rrjedhja e hetimit ka ndryshuar, ndërsa shtoi se ka dhënë edhe persona të tjerë që kanë dijeni për hetimin dhe fakte të tjera. Duke dashur të nënvleftësojë dëshmitë e bashkëpunëtorit të Babales në sajesën e audio- përgjimit, Salianji i tha medias se ai besonte në zot ndërsa Rama tek Alizoti.

Prokuroria ishte e qartë sa publiku, që rrjedhja e hetimit ka ndryshuar, kam dhënë edhe persona të tjerë që kanë dijeni për hetimin dhe fakte të tjera, që Taulanti dhe Ardi Veliu kanë dhënë një pako të mirë për dëshmitarin kryesor, i cili tregoi të gjithë historinë e tij dhe si është fabrikuar nga vartësit e Xhafajt. Videoja e dytë? Në lidhje me këtë çështje jam vendosur në dijeni në qershor. Të gjitha detajet i kam dhënë te prokuroria

Ervin Salinaji

    No videos found.