'Babalja'/ Belgjika jep OK për ekstradim! Avokati i Geron Xhafës përplaset me Salianjin në gjykatë

2 Tetor 2019, 17:52

TIRANË- Në cilësinë e të pandehurit për dosjen ‘‘Babalja‘‘ ish deputeti demokrat Ervin Salianji ka dëshmuar në gjykatë ku është vënë përball të pandehurit tjetër Fredi Alizoti i cili më herët tha se ishte Salianji që atij dhe Albert Veliut i premtoi 200 mijë euro për të sajuar Babalen dhe përfshirjen e Agron Geron Xhafës.

Gjatë seancës Salianji mohoi njohjen me Alizotin, prokurorin Besim Hajdarmataj dhe të përfshirët në këtë audio-përgjim. Nuk mungoi dhe një përplasje e Salianjit me avokatin e Geron Xhafës Ardian Visha, ku ish deputeti akuzoi se ishte pikërisht Visha kur punonte në prokurorinë e përgjithshme që se ekstradoi atë në itali.

Në përfundim të seancës ish deputeti u shpreh se s'i druhet dënimit nga drejtësia pasi sipas tij ky është një proces i montuar gjyqësor.

Ndërsa Report Tv ka mësuar se pas refuzimit të azilit nga Kosova, Hungaria Albert Veliut njohur si Babalja tashmë i është refuzuar azili edhe në belgjikë dhe ai pritet të ekstradohet për llogari të drejtësisë shqiptare.

    No videos found.