Babalja/ Dënimi me 1 vit burg Ervin Salianji, Report Tv zbardh vendimin e Gjykatës: ish-deputetin demokrat u përfshi për interes të tij dhe të PD

4 Janar 2020, 11:19 | Përditesimi i fundit: 2020-01-04 14:28:35

Report Tv ka zbardhur vendimin e dënimit të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Ky i fundit u dënua me nga Gjykata me 1 vit burg me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim, me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogë, por ai nuk do të arrestohet për të bërë burg, pasi është hetuar në gjendje të lirë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se në vendimin e Gjykatës thuhet se ish-deputeti i PD, Ervin Salianji është përfshirë në kallëzimin e rremë për interesa politike të tij dhe të partisë ku ai bën pjesë, Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Sipas Gjykatës Penale, Alber Veliu i njohur si Babalja dhe që u dënua me 3 vite e 8 muaj burg, u akomodua në Selinë e Partisë Demokratike dhe më pas ka dhënë edhe intervistën.

"Biseda e stimuluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit është regjistruar në janar 2018. Biseda është regjistruar në një mjet përgjimi stilolaps të cilin Albert Veliu ja ka dorëzuar Ervin Salianjit. Ndërkohë Fredi Alizoti stimuloi zërin e Agron Geron Xhafës." thuhet ndër të tjera në vendimin e gjykatës  Penale.