Babalja/ Edvin Kulluri në ‘45 minuta’: PD drejtohet nga një elitë mediokrish

16 Tetor 2018, 19:31

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ka qenë i ftuari i ditës së sotme në emisionin “45 minuta”. Kulluri ka komentuar sherrin e djeshëm në Parlamentin Europian, ku deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja, duke lënë një shije të hidhur tek eurodeputetët. Kulluri ka thënë se këto skena nuk duhet të ndodhin jashtë vendit, në organizma që nuk kanë lidhje direkte me debatin politik në Shqipëri.

Këtu nuk ka më asgjë serioze për të diskutuar. Mire do ishte të mos kishte ndodhur jashtë Shqipërisë. Unë hyj vetë tek kritikët për BE-në, por se cakton Parlamenti Europian nëse do ishte Balla ose jo. Nuk janë të mira që të ndodhin këto skena. Nuk e pengon hapjen e negociatave kjo që ka ndodhur dje. Kemi një axhendë në BE, që duhet ndjekur. Opozita, e paqartë. Duhet të ndajë mendjen, o do rrijë në parlament, o do djegë mandatet. Opozita duhet të mbajë përgjegjësi para popullit.

Edvin Kulluri, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD

Kulluri ka thënë se në Shqipëri, klasa politike e ka asgjësuar elitën. Opozitari ka thënë se në vendin tonë nuk ka më elitë, pasi ajo është “elitë mediokre”.

Basha duhet të japë dorëheqjen, por kjo gjë nuk ka për të ndodhur. Opozita, pa bosht dhe pa orientim. Nuk dine më njerëzit çfarë po ndodh në këtë vend. Elita është asgjësuar, këtu nuk ka më elitë, këtu ka vetëm mediokër. Po të dëgjosh Bashën  thua do bëhet nami, por të nesërmen flemë gjumë, ikim në Hollandë etc. Opozita ka rënë pre e kalamajve, skutha të vegjël që bëjnë videon. Nuk më shqetëson çfarë bën Edi Rama, e dime bilancin e tij që është zero, por si do e bëjmë, me tavolinë Rama-Basha, që të shitet prapë opozita? Ai nuk ka me kë të debatojë. Një njeri ka aty, fjalimet shumëfishohen dhe lexohen nga zyra e shtypit. Veç Berishës dhe Dash Shehit, aty nuk ka më kush të flasë. Nuk ka ekip dhe program. Nuk ka besim.

Edvin Kulluri, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD

Kulluri ka thënë se opozita nuk duhet të sulmojë prokurorinë, pasi sipas tij, janë të njëjtët prokurorë atë që kanë arrestuar bandat në vitet 2005-2009.

Më vjen turp që Rama tallet me kryetarin e opozitës. Basha se ka problem të bëhet qesharak. Marrëveshja prodhoi pushtetin në tavolinë të Ramës. Për faj të Bashës, Rama i ka të gjitha, përçau partinë. Për 20 vite, kjo prokurori ka arrestuar bandat në vitin 2005-2009, që partia jonë mburret. Si qenkan këta prokurorë që nuk kanë shtëpi ku të fusin kokën, sulmohen nga opozita. Rama i godet kur sulmohet Tahiri, Basha kur sulmohet Salianji. Nuk mund të vijë një kalama nga rruga të sulmojë njerëz që kanë 20 vite në këtë vend. Basha le ta pastrojë partinë njëherë e mire, e le të vazhdojë me ata që ka.

Edvin Kulluri, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD

Kulluri ka theksuar se është e turpshme që partia Demokratike mban si ‘kal beteje’ Babalen.

Kjo parti nuk frymëzon më njeri. Merr termat e Ramës dhe do të na ngrejë në një nivel më të lartë në politikë. I dalin kundër ndërkombëtarët dhe se përmend më. Mbaroi Vettingu filloi me Babalen. Është turp për videon e Babales, ca injorantë, kalamaj mistreca. Del Babalja 1 orë në Tv, mire që se pyetën për çmimin e naftës. Do merremi ne me politikë apo këta? Babalen le ta pyesin edhe për ngrohjen globale. Le ta fuse edhe në kryesi të PD Babalen, se ka edhe aty si ai.

Edvin Kulluri, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD

    No videos found.