TIRANË-Partia Demokratike ka vazhduar me akuzat në drejtim të mazhorancës socialiste lidhur me dosjen Babalja 1. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat nga selia blu, ka thënë se sipas përgjimeve ‘aktori’ Fredi Alizoti ka marrë një “pako” dhe ka takuar shefin e madh. Alibeaj ka thënë se prokuroria nuk heton për të zbuluar kush është ky ‘shefi i madh’ dhe çfarë vlere ka pakoja që ka marrë Alizoti.
“Sipas përgjimeve telefonike, rezulton se:
Menjëherë më pas, ai telefonohet nga Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, me numër telefoni 0694110316, dhe lë takim tek QTU në Fier. Në orën 17.13 minuta, Fredi Alizoti i drejtohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, me fjalët: “Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhi Shefi lart”? Vetëm 7 minuta më vonë, aktori i Edi Ramës, nga zona e QTU Fier, vendi ku është lënë takimi me vartësin e Fatmir Xhafës, telefonon dikë dhe i drejtohet me fjalët “Mora një pako të mirë”.”-ka thënë Alibeaj.
